pacolli ftohet ne konferencen e nju jorkut per ujin 69dceff5ad354

Pacolli ftohet në konferencën e Nju Jorkut për ujin

April 13, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është ftuar si folëse në një konferencë të nivelit të lartë që do të mbahet në Nju Jork gjatë muajit korrik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli njoftoi se së fundmi ka zhvilluar një takim me Dr. Nabhit Kapur, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm për Ujin dhe Kanalizimin në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

“Ai më ftoi që në korrik të marr pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin në Nju Jork.

Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos tani kur mbrojtja dhe menaxhimi i ujit, si dhe investimet në diga dhe liqene akumuluese, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti”, ka shkruar ajo në facebook. Sipas saj, nga kjo bisedë ka ardhur edhe ftesa zyrtare për të marrë pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba cdo anije ne gjirin e omanit dhe detin arabik mund te ndalohet dhe kapet 69dcef01baa58
Lajmi i mëparshëm

SHBA: Çdo anije në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik mund të ndalohet dhe kapet

ministri hoxha takon deputetin shqiptar ne suedi rrenjet tona mbeten te gjalla kudo arritjet e tij tregojne se identiteti yne vetem forcohet 69dcf0e039fc0
Lajmi i radhës

Ministri Hoxha takon deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo, arritjet e tij tregojnë se identiteti ynë vetëm forcohet

Të fundit nga

ShkoLartë