pacienti qe iku nga enti special ne shtime konsiderohet i rrezikshem per sigurine publike 6938124fe4e3f

Pacienti që iku nga Enti Special në Shtime, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike

December 9, 2025
1 minut lexim

Një pacient është larguar pa autorizim të hënën nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social e Komuniteteve të Pasigurta (QIRSKP), ndërsa Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se i njëjti konsiderohet i rrezikshëm sigurinë publike.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se personi, ka probleme psiqike dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, largimi i pacientit është raportuar rreth orës 12:30, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlen të ceket se i njëjti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, ndërsa i gjatë është rreth 170 centimetra”, ka deklaruar Veseli. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reporteret pa kufij ben bilancin tragjik 67 gazetare u vrane ne 12 muajt e fundit 69380d281e57d
Lajmi i mëparshëm

Reporterët pa Kufij bën bilancin tragjik: 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

3 keshilla per rikuperimin pas prapavijes se fundit te merkurit 69381371c7bb0
Lajmi i radhës

3 këshilla për rikuperimin pas prapavijës së fundit të Mërkurit

Të fundit nga

ShkoLartë