pacientet me semundje te rralla mbeten pa terapi ne maqedonine e veriut 69cad94f9b07c

Pacientët me sëmundje të rralla mbeten pa terapi në Maqedoninë e Veriut

March 30, 2026
1 minut lexim
Klinika universitare per semundje te femijeve

Tre deri në katër pacientë me sëmundjen e Gaucher-it janë pa terapi, dhe çdo vonesë për ta do të thotë përkeqësim i gjendjes, pra jetë ose vdekje, kështu reagoi Vesna Aleksovska, kryetare e Shoqatës për Sëmundje të Rralla “Jetë me Sfida”, raporton TV21.

Aleksovska, sot qëndroi para Ministrisë së Shëndetësisë me mesazhin “Mungojnë ilaçet”, duke paralajmëruar se pacientët me sëmundje të rralla po mbeten pa terapi të rregullt. Ajo theksoi se edhe pse janë nënshkruar anekse për furnizime të reja, ndërkohë pacientët kanë marrë doza më të vogla dhe tani nuk kanë trajtim fare.

Sipas saj, vazhdimësia e terapisë është jetike dhe kërkohen zgjidhje sistematike, jo vetëm premtime. Ky reagim vjen një muaj pasi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, premtoi furnizim të rregullt me terapi, ndërsa organizatat e pacientëve mbeten skeptike dhe kërkojnë garanci konkrete për trajtim të vazhdueshëm dhe përfshirje të pacientëve të rinj.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 1fd0979e286a5441c96b46277fe5578a V
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Ansamblit “Ibe Palikuqi” Vebi Amza nderohet me medalje nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Të fundit nga

ShkoLartë