p diddy heq dore nga shitja e viles famekeqe prej 53 milione eurosh 6954f8531a757

P. Diddy heq dorë nga shitja e vilës famëkeqe prej 53 milionë eurosh

December 31, 2025
1 minut lexim

Reperi amerikan, Sean Diddy Combs, hoqi nga shitja vilën e tij të famshme, e cila njihej për festat e shpeshta dhe polemikat rreth tyre, pasi që për më shumë se një vit nuk arriti ta gjente një blerës edhe pse çmimi i kërkuar ishte rreth 53 milionë euro.

Vendimi ka ardhur rreth dy muaj pasi Diddy u dënua me katër vjet burg federal për transportim të personave për qëllime prostitucioni.

Nuk është dhënë arsye zyrtare pse pronë është hequr nga shitja.

Vila me 10 dhoma gjumi dhe 13 banjo, të cilën ai e bleu për 40 milionë euro në vitin 2014, u bë së tepërmi e njohur në mars 2024, kur agjentët federalë ekzekutuan një bastisje si pjesë e hetimit për trafikim njerëzish për shfrytëzim.

Një sërë personazhesh të famshëm thuhet se kanë marrë pjesë në festat e mbajtura atje.

Gjatë hetimeve u gjetën edhe gëzhoja armësh, lodra, ‘baby oil’ dhe droga brenda pronës, gjë që u prezantua si provë në gjyq.

Në muajt pas arrestimit të tij, interesimi për vilën ra ndjeshëm, veçanërisht pasi në media u publikuan detaje mbi provat e sekuestruara brenda saj.

Prokuroria pretendon se prona ishte përdorur si vend për organizimin e festave të ashtuquajtura “freak off”, ku Combs akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij për të abuzuar me gra. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zvicer ushtria do te rrise shpenzimet per te modernizuar forcat e saj 6954f64258e41
Lajmi i mëparshëm

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

gashi le ta fillojme kapitullin e ri me zemer te hapur dhe me shprese qe nuk shuhet kurre 6954fd1885e79
Lajmi i radhës

Gashi: Le ta fillojmë kapitullin e ri me zemër të hapur dhe me shpresë që nuk shuhet kurrë

Të fundit nga

ShkoLartë