1
Kumanovë, 7 dhjetor – Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik, Hartim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Kumnaovës, nga data 25 dhjetor e deri më 8 janar, me rastin e festave të fundvitit, do të realizojnë panair festiv, ku do të prezantohen prodhime vendore.
Bëhet fjalë për panair në të cilin do të munden të marrin pjesë dhe të shesin prodhimet e tyre, zejtarë e ndërmarrës të rajonit të Kumanovës, duke përfshirë komunat e Kumanovës, Likovës, Nagoricit të Vjetër, Kriva Pallankës e Kratovës.
“Panairi do të mbahet nga data 25.12.2025 deri më 08.01.2026, ku janë paraparë të përfshihen gjitha festat e fundvitit, ne si Odë siguruam 13 shtëpiza druri të cilat përshtaten me atmosferën e vitit të ri, prandaj edhe i bëmë thirrje të gjitha veprimtarive zjetareske dhe ndërmarrjeve tjera, që të marrin pjesë në këto ditë festive dhe të japim një frymë gjallërie në qytetin tonë”, u shpreh Agron Fazliji nga Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë.
Fazliji, për programin tonë thekson se shtëpizat janë pa pagesë, dhe se të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të interesuarit të cilit prodhojnë produkte vendore.
“Të gjithë ata, edhe personat fizik edhe ai juridik që ka ndërmarrje dhe merret me prodhimtari vendore mund të marrin pjesë. Dua të potencoj se shtëpizat janë pa pagesë, me qëllim që ti stimulojmë prodhimtaritë që ti paraqesin produktet e tyre në mënyrën më të mirë të duhur në qytetin tonë sepse shofim se po mungojnë kësilloj panaire kështuqë nëpërmjet këtyre aktiviteteve këto prodhues, këta zejtarë, të bëjnë prezantimin e produkteteve të tyre”, theksoi Fazlija.
Nga kjo Odë, na njoftuan se interesimi për pjesmarrje në këtë panair veçmë ka filluar të zgjojë interesim të lartë nga ana e Zejtarëve dhe Ndërmarrjeve të ndryshme kumanovare, pasi që ka filluar edhe të bëhet regjistrimi i pjesmarrëve të parë, ndryshe Panairi do të mbahet në sheshin e qytetit të Kumanovës.
Burimi: zhurnal.mk


