owen cooper ben histori ne cmimet emmy 15 vjecari britanik i serialit adoleshenca fiton cmimin si aktori me i mire 68c7af9c5dc9b

Owen Cooper bën histori në Çmimet Emmy, 15-vjeçari britanik i serialit “Adoleshenca” fiton çmimin si aktori më i mirë

September 15, 2025
1 minut lexim

Owen Cooper, ylli i serialit dramatik britanik “Adoleshenca”, ka hyrë në histori si fituesi më i ri i çmimit Emmy në kategorinë “Aktori më i mirë”.

Vetëm 15 vjeç, Cooper portretizoi Jamie Miller në serinë shumë të vlerësuar nga kritika, e cila triumfoi në disa prej kategorive kryesore të çmimeve, duke përfshirë edhe çmime për bashkëaktorët e tij Stephen Graham dhe Erin Doherty, si dhe për regjisorin Philip Barantini.

Adolescence, që më herët këtë vit dominoi listat e më të shikuarave në Netflix, rrëfen historinë e një 13-vjeçari të arrestuar për vrasjen e një shoku klase. Seriali është përshëndetur jo vetëm për tematikën e ndjeshme që trajton, por edhe për realizimin teknik të veçantë, çdo episod është xhiruar në një plan të vetëm pa ndërprerje.

Cooper, i cili ishte vetëm 14 vjeç gjatë xhirimeve dhe nuk kishte aktruar kurrë më parë, arriti të lërë pas emra të mëdhenj të industrisë si Javier Bardem, Peter Sarsgaard si dhe bashkëaktorin e tij nga Adolescence, Ashley Walters.

Në fjalimin e tij të pranimit të çmimit, Cooper tha se para tre vitesh nuk ishte askushi.

“Është e pabesueshme. Kur nisa klasat e dramës disa vite më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të isha në Shtetet e Bashkuara, e aq më pak në këtë skenë. Mendoj se kjo natë dëshmon që, nëse dëgjon, fokusohet dhe del nga zona jote e rehatisë, mund të arrish gjithçka në jetë.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keds njofton per punime ne rrjet ku do te kete nderprerje sot 68c7ae74f41a4
Lajmi i mëparshëm

KEDS njofton për punime në rrjet, ku do të ketë ndërprerje sot

IZET MEXHITI GAZETA MK
Lajmi i radhës

Mexhiti me shembull konkret: Mirëmëngjesi nga parkingu i rregulluar në afërsi të SH.F. Liria (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë