ovl uck denon ashper serbine per nderimin e ratko mlladiqit kjo sjellje kercenon paqen rajonale 6a947161117ad

OVL-UÇK dënon ashpër Serbinë për nderimin e Ratko Mlladiqit: Kjo sjellje kërcënon paqen rajonale

August 30, 2026
1 minut lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër përpjekjen e Serbisë për të lartësuar ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke e kthyer varrimin e tij në një akt nderimi shtetëror.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK e cilëson këtë veprim si një përpjekje të turpshme për rehabilitimin e një figure të dënuar për krime lufte, duke theksuar se një qasje e tillë është fyese për viktimat e luftës dhe familjet e tyre.

“Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sipas organizatës, Beogradi vazhdon të refuzojë përballjen me të kaluarën e tij, ndërsa, në vend të distancimit nga krimet e luftës, ushqen ideologjinë që, sipas OVL-UÇK-së, çoi në masakra, dëbime dhe varreza masive.

“Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, OVL-UÇK thekson se kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk mund të jenë objekt kompromisi.

“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, përfundon reagimi./teve1.info/

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spekulimet me jay z dhe becky ne kengen e beyonce rita ora i rikthehet thashethemeve te viteve me pare do te doja shume te dija kush e nisi 6a946ebb9c9cd
Lajmi i mëparshëm

Spekulimet me Jay Z dhe ‘Becky’ në këngën e Beyonce, Rita Ora i rikthehet thashethemeve të viteve më parë: Do të doja shumë të dija kush e nisi

kaos ne pikekalimin kufitar evzoni bogordice greqi maqedoni 6a9472b0e7f99
Lajmi i radhës

Kaos në pikëkalimin kufitar Evzoni-Bogordicë (Greqi-Maqedoni)

Të fundit nga

ShkoLartë