ovl uck cdo tentative per te njollosur uck ne eshte e papranueshme 687abf2254a99

OVL-UÇK: Çdo tentativë për të njollosur UÇK-në është e papranueshme

July 18, 2025
1 minut lexim

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së kanë reaguar ashpër ndaj pranisë në Kosovë të ndihmësit të Petar Petkoviqit, Igor Popoviq, për të cilin thanë se është i njohur për gjuhë fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar për media, ato theksojnë se “ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal”.

Veteranët e UÇK-së vlerësojnë se prania e ndihmësit të Petkoviqit përbën tentativë për provokim dhe përhapje të propagandës antikombëtare. “Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”, thuhet në reagim.

Ata theksojnë se nuk do të qëndrojnë në heshtje përballë fyerjeve ndaj luftës çlirimtare. “Ne, kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtim ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë”, përfundon deklarata.

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe është dërguar për intervistim në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë-Veri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

o nane ata na kishin piketuar zbardhet pergjimi per zyrtaren e kpp qe i vodhen 200 mije euro 687abea9145a7
Lajmi i mëparshëm

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

magnus mund chatgpt numri nje i botes ne shah mund inteligjencen artificiale pa humbur asnje figure per 53 minuta 687abfd521c74
Lajmi i radhës

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë