osmani zbulon levizjet bdi kerkon zgjedhje te parakohshme po pergatitemi per pranveren 2027 6aa1d9ed40d70

Osmani zbulon lëvizjet: BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, “po përgatitemi për pranverën 2027”

September 10, 2026
1 minut lexim
att.O wNbE1J2ARO8 5lIUngFZZStQtMaaRhhkaB0UcSf3g

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se partia e tij po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027.

I pyetur në emisionin “Click Plus” në TV21 nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhje në prill, Osmani konfirmoi se ka pasur komunikime me VMRO-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete.

“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me VMRO-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2027 dhe po bëjmë përgatitjet”, deklaroi Osmani.

Deklarata e tij hap diskutimin për mundësinë e një votimi të parakohshëm parlamentar, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur do të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete për datën e zgjedhjeve.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti per bajrush mjakun 53 vjet art role dhe kontribut te cmuar ne skenen shqiptare 6aa1d8a091a95
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti për Bajrush Mjakun: “53 vjet art, role dhe kontribut të çmuar në skenën shqiptare”

sot deklaratat perfundimtare ne ceshtjen thaci dhe te tjerve ne lidhje me akuzat per administrim te drejtesise 6aa244d5b5de8
Lajmi i radhës

Sot deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë