osmani zbulon cfare do te beje nese ska qeveri te dielen 68fbb9c31e415

Osmani zbulon çfarë do të bëjë nëse s’ka qeveri të dielën

October 24, 2025
1 minut lexim

Të dielën me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re.

Por, se a do të ketë marrëveshje apo jo, kjo mbetet të shihet të dielën.

Për këtë çështje ka folur Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.

“Nëse ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. E nëse s’ka marrëveshje, si presidente, do t’i ftoj të gjitha partitë politike nëse ka mundësi që dikush të krijojë shumicën. Mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona me mungesa real it i kthehen yjetne el clasico 68fbb9b410768
Lajmi i mëparshëm

Barcelona me mungesa, Real-it i kthehen ‘yjet’në ‘El Clásico’

zjarri ne nje kabine elektrike ne fier nderhyrja e zjarrfikesve neutralizon flaket 68fbba68e9d1f
Lajmi i radhës

Zjarri në një kabinë elektrike në Fier, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë