osmani viziton familjet e prekura nga vershimet ne gjakove dhe malisheve 695e7f1e4f30e

Osmani viziton familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe Malishevë

January 7, 2026
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në vizitë në Gjakovë, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kapluan vendin në tërësi, e komunën në veçanti.

Sipas informacioneve të medias, presidentja do të takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe ekipin e tij që po monitorojnë situatën atje.

Po ashtu e para e vendit do të vizitojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe lokacionet që janë ende në situatë të rënduar.

Pas Gjakovës, sipas burimeve të medias, Osmani do t’i shkojë në takim edhe kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastratit, ku edhe në këtë komunë do të vizitojë dy lokacione që kanë pësuar më së shumti nga vërshimet.

Në ndërkohë, e para e vendit pritet t’i ndihmojë disa familje me pako ndihmash.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vullkani gjigant nenujor pritet te shpertheje ne vitin 2026 cfare rreziku sjell per njerezit 695e7eef87caa
Lajmi i mëparshëm

Vullkani gjigant nënujor pritet të shpërthejë në vitin 2026, çfarë rreziku sjell për njerëzit

aksioni i shba se per bllokimin e largimit te naftes nga venezuela forcat amerikane sekuestrojne anijen e dyte brenda pak oresh 695e7f33dd7cd
Lajmi i radhës

Aksioni i SHBA-së për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë brenda pak orësh

Të fundit nga

ShkoLartë