osmani vazhdon traditen per festen e pashkeve viziton familjes e ish deputetit qe ishte nenshkrues i deklarates se pavaresise 69d37d351530d

Osmani vazhdon traditën për festën e Pashkëve, viziton familjes e ish-deputetit që ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë

April 6, 2026
1 minut lexim

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka vazhduar traditën e vizitave te familjet shqiptare që festojnë Pashkët.

Ajo, ka treguar se dje ishin në familjen Zeneli-Prenaj, për të ndarë bashkë gëzimin e festës dhe për t’ua uruar këtë ditë që për mesazh ka bashkimin rreth vlerave më të larta që kanë dalluar popullin tonë.

Në shtëpinë e Arbërie Prenajt – mjeke me përkushtim të rrallë, dhe Lulzim Zenelit – dikur deputet e nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, sot profesor dhe zë i mendimit kritik, gjetëm më shumë se mikpritje. Gjetëm një model të gjallë të familjes shqiptare të ndershme, punëtore, të përkushtuar ndaj dijes, dhe thellësisht të lidhur me vlerat që e kanë mbajtur gjallë këtë vend në kohët më të vështira”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Sikurse çdo vit, vazhduam traditën e vizitave te familjet shqiptare që festojnë Pashkët. Dje ishim në familjen Zeneli-Prenaj, për të ndarë bashkë gëzimin e festës dhe për t’ua uruar këtë ditë që për mesazh ka bashkimin rreth vlerave më të larta që kanë dalluar popullin tonë.

Në shtëpinë e Arbërie Prenajt – mjeke me përkushtim të rrallë, dhe Lulzim Zenelit – dikur deputet e nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, sot profesor dhe zë i mendimit kritik, gjetëm më shumë se mikpritje. Gjetëm një model të gjallë të familjes shqiptare të ndershme, punëtore, të përkushtuar ndaj dijes, dhe thellësisht të lidhur me vlerat që e kanë mbajtur gjallë këtë vend në kohët më të vështira.

Qoftë kjo festë gjithmonë një simbol i paqes, ringritjes, bashkimit, dashurisë dhe shpresës për çdo familje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vritet kreu i inteligjences se gardes revolucionare te iranit 69d37c42dbf73
Lajmi i mëparshëm

Vritet kreu i inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

rama deshmitar ne gjyqin per dosjen partizani berisha pagoi 320 mije nga buxheti i bashkise tirane 69d37e1eecd7e
Lajmi i radhës

Rama dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani”? Berisha: Pagoi 320 mijë nga buxheti i Bashkisë Tiranë!

Të fundit nga

ShkoLartë