osmani udheton per ne danimarke per samitin e lidereve te komunitetit politik evropian 68dcdaa0c0806

​Osmani udhëton për në Danimarkë për samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

October 1, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë edicion do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë, dhe do të mbledhë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të BE-së.

Para fillimit të samitit, Presidentja Osmani do të pritet nga mbreti dhe mbretëresha e Danimarkës, ndërsa gjatë punimeve do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore të këtij edicioni, thuhet në komunikatën për media të Presidencës, transmeton KosovaPress.

Bëhet e ditur se presidentja po ashtu do të marrë pjesë në tryezën mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat po përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s. Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse.

Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit.

Komuniteti Politik Evropian (EPC) është një platformë për liderët evropianë ku diskutohen çështjet kryesore me të cilat përballet kontinenti. I nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mourinho pasi u kthye ne stamford bridge nuk ushqehem me kujtime por me fitore 68dcda95c188f
Lajmi i mëparshëm

​Mourinho pasi u kthye në “Stamford Bridge”: Nuk ushqehem me kujtime por me fitore

bllokimi i qeverise amerikane reagon ambasada e shba ne tirane sherbimet e pasaportave dhe vizave 68dcdb80d6ab6
Lajmi i radhës

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Shërbimet e pasaportave dhe vizave…

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë