osmani thirri zgjedhjet e reja kurti nuk e pranoj dekretin pa folur kushtetuesja 69aaf2f9c482f

Osmani thirri zgjedhjet e reja, Kurti: Nuk e pranoj dekretin, pa folur Kushtetuesja

March 6, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke bërë të ditur se çështja është dërguar në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në një konferencë për mediat, Kurti deklaroi se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij duhet të shqyrtojë materialin e depozituar lidhur me vendimin e presidentes.

“Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese, e cila ka një material që duhet ta trajtojë”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë më pak se katër javë që kanë marrë detyrën dhe se shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë është e pajustifikuar.

Sipas Kurtit, Kushtetuta parashikon që Kuvendi shpërndahet vetëm në rast se pas tre raundeve votimi nuk zgjidhet presidenti.

“Kuvendi shpërndahet nëse në votimin e tretë asnjë kandidat nuk zgjidhet president. Ne nuk kemi mbërritur atje. Mbrëmë kishim dy kandidatë, por nuk u konsumua as raundi i parë e lëre më i treti”, deklaroi ai.

Kurti shtoi se procedura për zgjedhjen e presidentit sapo kishte nisur dhe se vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë para përfundimit të saj.

“Ne mbrëmë sapo filluam me raundin e parë dhe kurrsesi nuk jemi në raundin e tretë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës kujtoi gjithashtu se Kushtetuta parashikon edhe një afat 60-ditor për zgjedhjen e presidentit nga momenti i nisjes së procedurës.

“Sipas Kushtetutës, nëse brenda 60 ditësh nuk zgjidhet presidenti nga nisja e procedurës, atëherë shpërndahet Kuvendi. Ky është një afat kohor dhe nuk lidhet me numrin e raundeve”, përfundoi Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamallari merr detyren e ministrit te puneve te brendshme rikthehem ne shtepi pergjegjesi e madhe dhe nder i posacem 69aaf281c9da3
Lajmi i mëparshëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

tre emrat qe mund ta udheheqin iranin pas khameneit 69ab1a965160c
Lajmi i radhës

Tre emrat që mund ta udhëheqin Iranin pas Khameneit

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë