osmani takon prattipatin diskutojne per masen e perkohshme te kushtetueses 68c30940367a5

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për masën e përkohshme të Kushtetueses

September 11, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rëndësia e funksionalizimit të të gjitha institucioneve si dhe është potencuar rëndësia e respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe pritjes së aktgjykimit final.

“Në 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, presidentja Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë“, thuhet në njoftim.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ato diskutuan edhe për aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj jave, takimet e planifikuara, si dhe pritshmëritë për to. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lojtari i nottingham forest pritet te largohet disa dite pas ardhjes se ange postecoglou 68c30933cae3a
Lajmi i mëparshëm

Lojtari i Nottingham Forest pritet të largohet disa ditë pas ardhjes së Ange Postecoglou

gati revolucioni i fluturimeve civile nasa teston avionin qe do thyeje rekorde shpejtesie 68c30a0eb9899
Lajmi i radhës

Gati revolucioni i fluturimeve civile, NASA teston avionin që do thyejë rekorde shpejtësie

Të fundit nga

ShkoLartë