osmani takon drejtoren rajonale te un women kosova e perkushtuar ndaj agjendes per grate paqen dhe sigurine 68e4c3a08ad14

Osmani takon drejtoren rajonale të UN Women: Kosova e përkushtuar ndaj agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

October 7, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoren rajonale të UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore, Belen Sanz Luque.

Takimi u zhvillua në muajin kur shënohet 25-vjetori i miratimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dhe në këtë kontekst, Presidentja Osmani vlerësoi progresin që Kosova ka bërë në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme globale.

Ajo gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për garantimin e sigurisë dhe paqes gjithpërfshirëse.

Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me UN Women, duke theksuar rolin e rëndësishëm që organizata ka luajtur në përkrahjen e objektivave për barazi gjinore në Kosovë.

“Ky bashkëpunim ka ndihmuar në fuqizimin e të drejtave të grave, vajzave dhe personave me nevoja të veçanta, në fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike dhe publike,” u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen që UN Women ka ofruar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, për proceset e drejtësisë tranzicionale dhe për shumë fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin demokratik dhe gjithëpërfshirës të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dueli me serbine duka nuk eshte finalja e sylvinhos por po nuk shkuam ne boteror 68e4c393ed21a
Lajmi i mëparshëm

Dueli me Serbinë, Duka: Nuk është finalja e Sylvinhos, por po nuk shkuam në Botëror…

live vrasja e gjyqtarit astrit kalaja ne sallen e gjyqit arrestohen xhaxhi i autorit dhe punonjesi i sigurise policia detektori 68e4c4441ed65
Lajmi i radhës

LIVE/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Arrestohen xhaxhi i autorit dhe punonjësi i sigurisë, policia: Detektori…

Të fundit nga

ShkoLartë