osmani takon ambasadorin e frances 686bce21b696a

Osmani takon ambasadorin e Francës

July 7, 2025
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, njoftoi Presidenca të hënën, më 7 korrik.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Guerot diskutuan edhe lidhur me konsultimet që presidentja ka zhvilluar me subjektet politike “në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë periudhë të ngërçit politik, Osmani ka takuar përfaqësuesit e partive politike – në takim të përbashkët dhe të ndarë.

Ajo ka bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses – që Kuvendi të konstituohet deri më 26 korrik.

Deputetët janë mbledhur edhe sot, më 7 korrik, në tentimin e 43-të për konstituim, por pa ndonjë rezultat.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jashari ne milan flet igli tare 686bce1ec2c7b
Lajmi i mëparshëm

​Jashari në Milan? Flet Igli Tare

aksionet e tesles bien pasi trump heq dore nga plani i ri i partise politike te musk 686bced3c01ea
Lajmi i radhës

Aksionet e Teslës bien pasi Trump heq dorë nga plani i ri i partisë politike të Musk

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë