osmani takohet me komandantin e kfor it ne fund te mandatit te tij 68b6bb452d601

Osmani takohet me komandantin e KFOR-it në fund të mandatit të tij

September 2, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë presidentja Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Për këtë takim ka njoftuar mbrëmë edhe KFOR, ndërsa sot Presidenca ka dërguar komunikatë.

Në njoftim thuhet se Osmani e Barduani kanë biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vendin tonë.”

Osmani ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Barduanit dhe ushtarëve të KFOR’it në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë bashkë me institucionet e sigurisë.

“Në vazhdë të takimeve të rregullta me komandantin e KFOR-it, si dhe në prag të përfundimit të mandatit të tij, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të tij dhe të ushtarëve të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me institucionet e sigurisë në Kosovë. Ajo ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it, si garanci për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ten hag i kushton leverkusenit 100000 euro ne dite 68b6bb3bdccc8
Lajmi i mëparshëm

Ten Hag i kushton Leverkusenit 100,000 euro në ditë!

kerkon ndryshimin e mases arrest ne burg ja kur do te shqyrtohet kerkesa e ish presidentit ilir meta 68b6bbe46e29a
Lajmi i radhës

Kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta

Të fundit nga

ShkoLartë