osmani sqaron deklaraten 900 bandat i referoheshin rasteve penale 691ad1208582e

Osmani sqaron deklaratën: 900 “bandat” i referoheshin rasteve penale

November 17, 2025
1 minut lexim

Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani në “Politico”, për shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, këshilltari i saj i medias, Bekim Kupina ka dhënë një sqarim.

Ai thotë se përgjigja e presidentes nuk kishte të bënte me banda, por me rastet që kanë ndodhur në vendin tonë.

Tutje, Kupina tha se Osmani asnjëherë nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend të krimit.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në përgjigjen e tij.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia hap te gjithe kapitujt e negociatave me bashkimin evropian 691ad0b4b8cc8
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria hap të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian

vranesira dhe reshje shiu parashikimi i motit per kete te hene 691ad1c69a6b8
Lajmi i radhës

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë

Të fundit nga

Emergjenca në QKUK për dy ditë trajtoi 900 raste

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë dy ditëve të fundjavës është përballur me një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste. Sipas ShSKUK-së kjo është një
ShkoLartë