osmani publikon deklaraten e kryeministrit te bahameve per kosoven 6946c41f17b43

Osmani publikon deklaratën e kryeministrit të Bahameve për Kosovën

December 20, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Komonuelthit të Bahameve, Philip Davis, pas vendimit të këtij shteti për ta njohur Kosovën.

Në deklaratën e tij, kryeministri Davis ka vlerësuar praninë e Presidentes Osmani në Bahamas, duke theksuar domethënien e veçantë të kësaj vizite për vendin e tij.

“Fakti që ju, si Presidente e Kosovës, e keni parë të arsyeshme të na nderoni me praninë tuaj këtu në Bahamas ka një domethënie të veçantë për ne”, ka thënë Davis.

Presidentja Osmani e ka shpërndarë këtë deklaratë si shenjë mirënjohjeje pas njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Njohja nga Bahamas vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të Kosovës për zgjerimin e rrjetit të njohjeve dhe forcimin e marrëdhënieve me shtetet partnere në arenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne maliq 38 vjecari humb kontrollin e mjetit plagosen dy pasagjeret mes tyre nje 11 vjecar 6946c3c3b0af2
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

fundoset grupi mafioz kush jane tre kapot qe i futen tmerrin venecias 6946c43337915
Lajmi i radhës

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Të fundit nga

ShkoLartë