osmani priti ambasadorin e arabise saudite faisal ghazi ismail hifzi 68bec06267f13

Osmani priti ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi

September 8, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre, përmes nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për vendin tonë nga ana e Arabisë Saudite, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie.

Ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhërisë së Tij Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad. Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gattuso surprizon daniel maldini ne fushe zaccagni ne tribuna 68bec053673ac
Lajmi i mëparshëm

Gattuso surprizon: Daniel Maldini në fushë, Zaccagni në tribuna

video pak caste pas masakres se shkodres ne mes te lokalit klientet largohen te tmerruar 68bec10630537
Lajmi i radhës

Video pak çaste pas masakrës së Shkodrës në mes të lokalit, klientët largohen të tmerruar

Të fundit nga

ShkoLartë