BUJAR OSMANI 1

Osmani prezantoi planin për ndryshim rrënjësor: Ndërmarrje të re komunale ‘Për një Çair të pastër’

August 29, 2025
1 minut lexim
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Cairit Bujar Osmani sot prezantoi konceptin e tij për një Çair më të pastër. “Formimi i një ndërmarrjeje të re komunale ‘Për një Çair të pastër’. Osmani u zotua se do bëjë punësimin e 120 higjienistëve, sic tha ai, me sistem pune të qartë dhe të kontrolluar.
“Një komunë e papastër është pasqyrë për një komunë që nuk e respekton qytetarin e vet. Prandaj, sot dalë me premtimin se nga dita e parë bëjmë ndërmarrje të veçantë për pastrim të komunës, duke punësuar 120 higjinienistë të uniformuar në bazë të një plani të definuar ditor, ku Çairi do të ndahet në rajone dhe njerëzit kur dalin prej shtëpive në mëngjes, të parët që do i shohin do të jenë pikërisht punëtorët komunal duke pastruar Çairin”, tha Osmani.
Osmani ishte decid se Çairi nuk guxon të mbetet komuna më e ndotur në Shkup. “Asnjë fëmijë nuk duhet të luajë në parqe të mbushura me mbeturina, asnjë nënë nuk duhet ta çojë fëmijën e saj nëpër rrugë të mbushura me plehra. Mjaft më me improvizime dhe punësime partiake,” deklaroi Osmani në konferencën e sotme për shtyp.
Osmani u zotua se do ta ngre çështjen e pastërtisë në Çair në një lëvizje gjithëpopullore të Çairit.
“Ti integrojmë qytetarët në atë lëvizje, duke i angazhuar shkollat, organizatat duke i angazhuar bashkësitë lokale për të bërë aktivitete vullnetare të pastrimit. Unë dua që pastërtia në Çair të bëhet prioritet pas shkollave dhe qytetarët të bëhen pjesë që Çairin ta ndajnë nga ajo se është komuna më e ndotur në Shkup, që na brengos dhe na turpëron të gjithëve.
Higjiena, sipas tij, nuk është vetëm estetikë, ajo është çështje shëndeti dhe respekti për qytetarët. “Unë premtoj: kjo pamje do të ndryshojë”, theksoi Osmani, duke shtuar se do të vendoset analizë e rregullt e cilësisë së shërbimit, e bazuar në reagimet e qytetarëve dhe monitorim të vazhdueshëm në terren.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski fillojme me projektin per fazen e trete te hekurudhes drejt bullgarise 68b19e9c82eea
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Fillojmë me projektin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

dhuna ne ndeshjen e futbollit ne shtip prokuroria ngrit aktakuze ndaj nje personi 68b1abb2071fe
Lajmi i radhës

Dhuna në ndeshjen e futbollit në Shtip, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi

Të fundit nga

ShkoLartë