BUJAR OSMANI 2 1

Osmani prezantoi fondacionin “Dora e Çairit” – simbol i kujdesit real, e jo i solidaritetit deklarativ

August 30, 2025
1 minut lexim
Nën moton “Gratë e sjellin ndryshimin”, sot në Çair u prezantua një paketë gjithëpërfshirëse masash për mbështetjen e grave, me të cilën hapet një epokë e re e kujdesit real dhe përkrahjes për heroinat e përditshmërisë.
Në fjalën e tij, Osmani theksoi se Fondacioni “Dora e Çairit” do të jetë shtylla kryesore e këtij paketi, i cili synon ndihmën financiare dhe sociale për nënat e vetme, gratë në kategori të cenueshme dhe për të gjitha ato ndaj të cilave komuna për një kohë të gjatë u kishte kthyer shpinën.
“Ky është simbol i kujdesit real, e jo i solidaritetit deklarativ,” tha Osmani.
Masat kryesore të paketës “Gratë e sjellin ndryshimin”:
•Fondacioni “Dora e Çairit”,  kujdes dhe mbështetje reale për nënat e vetme dhe gratë në kategori të cenueshme.
•Qendër trajnimi zejtarisht me certifikata për fitim i aftësive të reja dhe kualifikimeve profesionale të njohura.
•Mbështetje financiare për mikro-biznese si  ndihmë fillestare për gratë sipërmarrëse.
•Bashkëpunim me çarshinë dhe shkollat për transmetimin e dijes dhe vlerave tek gjeneratat e reja.
•Panaire të punimeve dorës dhe produkteve tradicionale për promovimin e kreativitetit të grave katër herë në vit.
•Qendra dhe Klubi i grave të Çairit hapësirë për mentorim, trajnime dhe nisma të përbashkëta.
•Kurse, punëtori dhe mikro-grante për gjuhë të huaja, edukim juridik dhe riprodhues, arsim financiar dhe mundësi të reja për punësim.
“Dua ta shoh gruan e Çairit si ekonomikisht të pavarur, shoqërisht me ndikim dhe politikisht me zë. Dua një komunë që nuk do të frikësohet nga fuqia e gruas. Ndryshimi fillon këtu. Dhe këtë ndryshim do ta udhëheqin gratë,” theksoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta ne ukraine macron dhe merz do te flasin me trump ne fundjave 68b2c98aaf2f2
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Ukrainë, Macron dhe Merz do të flasin me Trump në fundjavë

atentati ne fllake arrestohet pas tre muajsh autori 30 vjecar 68b2cc966a273
Lajmi i radhës

Atentati në Fllakë, arrestohet pas tre muajsh autori 30-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë