osmani pret ne takim komandantin e ri te kfor it gjeneralmajor ozkan ulutas 68e61522becfb

Osmani pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas

October 8, 2025
1 minut lexim

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.

Me këtë rast, Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton KosovaPress.

Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, Osmani potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet vendore të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ronaldo zbulon nese po largohet nga futbolli 68e61513bb90c
Lajmi i mëparshëm

Ronaldo zbulon nëse po largohet nga futbolli

fotot trafiku i armeve tropojani i kerkuar nga spak i lire rrugeve te londres 68e615c4a2e5c
Lajmi i radhës

Fotot/ Trafiku i armëve, tropojani i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës

Të fundit nga

Moti me shi e borë në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore. Sipas
ShkoLartë