photo output 4 1536x1389 1

Osmani: Përfaqësimi i drejtë nuk është më premtim, por detyrim ligjor

April 10, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, ka shpallur si një arritje të rëndësishme Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar atë si korrigjim të një padrejtësie që, sipas tij, ka zgjatur për më shumë se dy dekada.

Osmani theksoi se për herë të parë pas vitit 2001, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk do të mbetet më vetëm në nivel deklarativ apo premtimesh politike, por do të rregullohet me bazë ligjore të qartë.

“Pas gati 25 vitesh, shqiptarët më në fund kanë ligj. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për propagandë dhe mashtrim politik, por sot kjo merr fund,” deklaroi Osmani.

Sipas tij, ligji i ri është hartuar edhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe parashikon krijimin e një trupi koordinues qeveritar, i cili do të udhëhiqet nga një zëvendëskryeministër shqiptar dhe do të ketë për detyrë monitorimin dhe garantimin e zbatimit të tij.

Ai nënvizoi se një nga ndryshimet kyçe është eliminimi i vetëdeklarimeve të rreme dhe vendosja e një metodologjie të bazuar në të dhëna reale, me qëllim shmangien e manipulimeve.

“Ky ligj i jep fund mashtrimeve me numra dhe lojërave prapa skenës. Brenda gjashtë muajve, i gjithë legjislacioni duhet të harmonizohet me këtë kornizë të re ligjore,” shtoi Osmani.

Në përmbyllje, ai bëri dallimin mes qasjeve të deritanishme dhe asaj aktuale, duke akuzuar qeverisjet e kaluara për mosveprim dhe duke theksuar se tashmë kjo çështje merr zgjidhje përfundimtare.

“Shqiptarët nuk janë vegël. Shqiptarët janë ligj,” përfundoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jovanoviq nga masat e qeverise se rmv se perfitojne vetem kompanite por jo edhe qytetaret 69d8cd2d8672a
Lajmi i mëparshëm

Jovanoviq: Nga masat e Qeverisë së RMV-së përfitojnë vetëm kompanitë, por jo edhe qytetarët

probleme me ashensorin nderron jete nje 65 vjecar ne nje objekt ne shkup 69d8e95308de5
Lajmi i radhës

Probleme me ashensorin, ndërron jetë një 65-vjeçar në një objekt në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë