osmani per ligjin per perfaqesim te drejte nuk mund ta zevendesoje balancuesin 69404550cac96

Osmani për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Nuk mund ta zëvendësojë Balancuesin

December 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 dhjetor – Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas njoftimit se Propozim-Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, përcjell TV21. Osmani thotë se pr/ligji në fjalë nuk mund ta zëvendësojë mekanizmin e Balancuesit, pasi sipas tij, ka disa mangësi.

“Pse ligji i ri për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat” është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balansuesin: Sepse nuk është më i detyrueshëm, por orientues. Sepse nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës. Sepse nuk bllokon vendimmarrjen kur shkelet përfaqësimi, por vetëm e regjistron atë. Sepse nuk vepron ex ante po ex post. Sepse nuk krijon pasoja juridike të drejtpërdrejta për mosrespektim. Sepse e zhvendos barazinë nga e drejtë në politikë publike. Sepse lejon interpretim, shtyrje dhe relativizim. Sepse nuk garanton përfaqësim real, por menaxhim të përfaqësimit. Balansuesi funksiononte sepse nuk linte hapësirë për improvizim. Ky ligj le vetëm hapësirë. Dhe kur ligji krijon hapësirë, pabarazia gjithmonë e shfrytëzon. Nuk duhet të kalon!”, ka shkruar Osmani.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdojne hetimet per rrahjen brutale ne shkollen e sarajit kerkohet bashkepunim me i madh per parandalimin e dhunes 69403e33e5fc1
Lajmi i mëparshëm

Vazhdojnë hetimet për rrahjen brutale në shkollën e Sarajit, kërkohet bashkëpunim më i madh për parandalimin e dhunës

balluku tahiri veliaj dhe cyrbja me veshje burgu rama mes zyrtareve me dosje ne spak pd vendos banderolen para kryeministrise gati foltorja 694047578838d
Lajmi i radhës

Balluku, Tahiri, Veliaj dhe Çyrbja me veshje burgu, Rama mes zyrtarëve me dosje në SPAK! PD vendos banderolën para Kryeministrisë, gati Foltorja

Të fundit nga

ShkoLartë