BUJAR OSMANI

Osmani pas mesazhit të Borrellit: Ne tashmë kemi formuar ekip për fondet evropiane

August 28, 2025
1 minut lexim
“Dje ishte një ditë e rëndësishme për Çairin, me të vërtetë një ditë e rëndësishme sepse njeriu që e udhëheq politikën e jashtme të 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, figura qendrore e BE-së, Josep Borrell, dërgoi mesazh drejtpërdrejt te qytetarët e Çairit.
Mesazhi është se nëse doni të ardhme më të mirë, ajo mund të sigurohet vetëm përmes fondeve të Bashkimit Evropian”. Kështu u përgjigj kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në një pyetje të gazetarëve, duke theksuar se pikërisht për këtë arsye, tashmë ka formuar një Task Force Speciale që punon ekskluzivisht për fondet evropiane.
“Nëse ekziston dikush që i njeh ato fonde, si funksionojnë, ku aplikohet, cila është procedura, kush janë njerëzit që vendosin – ai është një njeri që ka punuar me ato fonde, që ka qenë tre vjet koordinator shtetëror për fondet IPA”, deklaroi Osmani i cili ka qenë tre vjet koordinator i fondeve IPA në Maqedoninë e Veriut.
“Prandaj dje formova edhe Task Force Speciale, i cili në kuadër të komunës, do të merret ekskluzivisht me thithjen e fondeve evropiane, fonde milionëshe që do të drejtohen drejt zhvillimit të projekteve. Mendoj se ky është dallimi i dytë i madh në këto zgjedhje. I pari është: ‘Ndershmëria kundër korrupsionit’, dhe i dyti – ‘Aftësia për menaxhim dhe tërheqje të fondeve evropiane kundër paaftësisë për të siguruar edhe 1 euro nga fondet evropiane’”, tha Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kengetari kelly ne sfide me shendetin ish banori i big brother vip peson paralize faciale me ka prekur edhe kordat zanore 68b048f50c547
Lajmi i mëparshëm

Këngëtari Kelly në sfidë me shëndetin, ish-banori i Big Brother Vip pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

mexhiti cairi gati per vitin e ri shkollor me 1 shtator nis modeli i mesimit me nje nderrim 68b04d176afc7
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi gati për vitin e ri shkollor, më 1 Shtator nis modeli i mësimit me një ndërrim

Të fundit nga

ShkoLartë