osmani numeron arsyet se pse duhet ta votohet per kryetar te fushe kosoves 6870625544ac4

Osmani numëron arsyet se pse duhet ta votohet për kryetar të Fushë Kosovës

July 11, 2025
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot i ka zyrtarizuar shumicën e kandidatëve për kryetar të komunave që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LDK në Fushë Kosovë pas 20 vjetësh e ka ndërruar kandidatin, pasi kryetar aktual i komunës Burim Berisha, pas përfundimit të këtij mandati do të tërhiqet nga jeta publike.

E në vend të tij, ky subjekt politik do të provojë të mbetet në pushtet atje me Besnik Osmanin.

Osmani sonte në Edicionin Special në Klan Kosova ka numëruar arsyet se pse qytetarët duhet ta votojnë atë për kryetar.

“Unë nuk jam një person i rastësishëm aty. Për vet faktin se vij nga një periudhë e gjatë e përvojës në Administratën Publike duke shërbyer pesë vjet në Ministrinë e Financave, 12 vjet si sekretar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, konkretisht në fushën e Vetëqeverisjes Lokale, duke shërbyer për një mandat si Auditor i Përgjithshëm, një institucion kredibil. Dhe me një përgatitje që lidhet me Vetëqeverisjen lokale”, deklaroi Osmani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb privohen nga liria dy persona ne shkup u kapen duke shkaktuar zjarr 68706251b5f31
Lajmi i mëparshëm

MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr

nje mik fals eshte me keq se nje armik i deklaruar 68706257a1a51
Lajmi i radhës

Një mik fals është më keq se një armik i deklaruar

Të fundit nga

ShkoLartë