Deklarata e kandidatit të BDI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur sot polemika të ashpra në opinion. Gjatë një konference për media, ai iu referua drejtpërdrejt qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i lidhur me marrjen e pasaportave bullgare.
Osmani u pyet nga gazetarët për çështjen e bllokadave dhe tensioneve me Bullgarinë. Në përgjigjen e tij, ai theksoi se nuk duhet harruar fakti se vetë mijëra qytetarë maqedonas ndër vite kanë aplikuar dhe kanë marrë shtetësi bullgare, duke udhëtuar rregullisht drejt Sofjes.
“Është paradoksale të flasim për refuzim apo mospajtim, kur realiteti është se qytetarët maqedonas shkojnë vetë në Sofje për të marrë pasaporta bullgare”, tha Osmani, duke shtuar se kjo tregon për një situatë komplekse që nuk mund të zgjidhet vetëm me deklarata politike.


