osmani nderoi ushtaret britanike ne diten e perkujtimit te mbreterise se bashkuar 6910d1c29af36

Osmani nderoi ushtarët britanikë në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar

November 9, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, bën homazhe për t’i nderuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Njoftimi:

Në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, bën homazhe për t’i nderuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Katërmbëdhjetë ushtarët britanikë që sakrifikuan jetën gjatë misionit në Kosovë, u vlerësuan si urë e fortë lidhjeje dhe dëshmi e miqësisë së përhershme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja Osmani theksoi se ata do të nderohen në çdo përvjetor, si kujtesë e rrugës së vështirë drejt lirisë dhe gjithashtu në shenjë falënderimi për rolin vendimtar të Mbretërisë së Bashkuar, në rrugën tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy ndeshje luhen neser 6910d1b5d5296
Lajmi i mëparshëm

Dy ndeshje luhen nesër

live mbyllet votimi ne 5 bashkite pjesemarrja teper e ulet te rinjte braktisin kutite e votimit vlora rekord negativ 6910d26879f15
Lajmi i radhës

LIVE/ Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrja tepër e ulët. Të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit, Vlora ‘rekord’ negativ

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë