osmani nderohet me cmimin e asamblese parlamentare te nato s per grate paqen e sigurine 68ed010084f75

​Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen e Sigurinë

October 13, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u nderua sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo tha se këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikon grave të Kosovës, të cilat me guxim, dinjitet e përkushtim ndihmuan arritjen e lirisë dhe ndërtimin e paqes, raporton KosovaPress.

“Është një çmim për të gjitha gratë që nuk u dorëzuan kurrë, për ato që iu prinë protestave, luftës e ndërtimit të institucioneve, kampionet e të drejtave të njeriut, për nënat që ende presin më të dashurit e tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, për të mbijetuarat të cilat kurrë nuk ndalën së punuari për kauzën e drejtësisë, si dhe për vajzat e reja që sot udhëheqin çdo fushë me besim e vizion.”

“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë angazhimit të pashoq të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë.”

Presidentja Osmani po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, si e ftuar speciale nga presidenti Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

teme per nisjen e edicioni te ri te superliges ne futsall 68ed00f4117df
Lajmi i mëparshëm

​Temë për nisjen e edicioni te ri të Superligës në futsall

zbulohet foleja e prostitucionit ne durres trafikonte shtetase kolumbiane ne shqiperi arrestohen organizatori dhe dy punonjesit e seksit 68ed01a4466d5
Lajmi i radhës

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë