osmani nderohet me cmimin bonifacio viii ne anagni 693ef73fc4cea

​Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

December 14, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani u nderua në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar, raporton kp.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.

Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bartesaghi i ndjek hapat e maldinit 693ef6341dd74
Lajmi i mëparshëm

Bartesaghi i ndjek hapat e Maldinit

mbeturinat e dyshuara te nje droni gjenden ne polonine lindore 693ef753785a5
Lajmi i radhës

​Mbeturinat e dyshuara të një droni gjenden në Poloninë lindore

Të fundit nga

ShkoLartë