osmani mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te artur zhejit 68ab1609f0adc

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

August 24, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përcolli sot mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Presidentja Osmani ka shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe dhe e cilëson Zhejin si një nga zërat më të guximshëm dhe më të spikatur të mendimit të lirë në hapësirën shqiptare.

Sipas saj, Zheji la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, si dhe një trashëgimi të vyer profesionale dhe morale.

Në veçanti, Osmani vlerëson kontributin e tij në dokumentimin dhe pasqyrimin e pasojave të regjimit gjenocidal serb në Kosovë, duke e cilësuar si një zë të vërtetës dhe një mbrojtës të dinjitetit njerëzor.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zheji, miqtë, kolegët dhe komunitetin mediatik, duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u ndaj dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mirlind daku o perjeton ngerc ne rusi 68ab15f4863de
Lajmi i mëparshëm

Mirlind Daku o përjeton “ngërç” në Rusi

e pyeta nese kishte ndonje drame te re bashkim hoxha kujton kontributin e artur zhejit ne dramaturgji solli sukses ne teatrin kombetar 68ab16aa0f334
Lajmi i radhës

“E pyeta nëse kishte ndonjë dramë të re”/ Bashkim Hoxha kujton kontributin e Artur Zhejit në dramaturgji: Solli sukses në Teatrin Kombëtar

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë