osmani kosova mbetet nje aleate e besueshme ne mbrojtje te vlerave demokratike 68775734e81a1

Osmani: Kosova mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

July 16, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga vizita e saj në Letoni.

Ajo në Riga, e ka vizituar Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM)– një institucion kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe në mbrojtje të integritetit të informacionit.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në NATO”, tha Osmani.

Osmani theksoi se ka pasur edhe një diskutim në Shtëpinë e Evropës bashkë me gra lidere dhe aktiviste në Letoni për të ndarë me to rrugëtimin e Kosovës si vend që ka përjetuar luftën, por që sot avancon përpara me gratë në qendër të çdo procesi demokratik dhe të sigurisë.

“Vizitën e përmbyllëm në Muzeun e Okupimit të Letonisë si një moment reflektimi të thellë mbi historinë e përbashkët të qëndresës ndaj pushtimit dhe padrejtësisë. Si Kosova, ashtu edhe Letonia, mbijetuan përmes rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Kujtesa kolektive është forca jonë – për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë e të sigurt”, përfundoi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

datelindja e yamal behet molle sherri ndryshon plani per numrin 10 te lojtarit 687757319f403
Lajmi i mëparshëm

​Datëlindja e Yamal bëhet ‘mollë sherri’, ndryshon plani për numrin 10 të lojtarit

vlen miraton investime strategjike ne shendetesi dhe infrastrukture vendimet tona ne sherbim te qytetareve 6876cee05a047
Lajmi i radhës

VLEN: Në një ditë, kjo qeveri realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Të fundit nga

ShkoLartë