osmani inovatoret e kosoves po formesojne te ardhmen

Osmani: Inovatorët e Kosovës po formësojnë të ardhmen dixhitale

October 23, 2025
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në “Festivalin Doku.Tech 2025” ka thënë se inovatorët e rinj dhe ndërmarrësit e Kosovës po formësojnë të ardhmen digjitale që tejkalon kufijtë tanë.

”Çdo ide e lindur këtu mbart besimin që teknologjia duhet të shërbejë njerëzve duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë. Ky është shpirti që udhëheq kombin tonë përpara”, tha Osmani.

Ajo më tej tha se ndjehet e lumtur për bashkëpunimin me shtetet aleate e mike për ofrimin e mundësive të reja.

”Vizioni ynë është i thjeshtë: një Kosovë që kontribuon për një botë më të lirë dhe më inovative”, tha Osmani.

Ndryshe festivali më i madh i teknologjisë në vend, ’Doku.Tech 2025’, nis sot në Tech. Park Prishtina, ku gjatë dy ditëve, më 23 dhe 24 tetor, do të mbledhë ekspertë, inovatorë dhe entuziastë të teknologjisë nga Kosova dhe bota për të ndarë ide, përvoja dhe vizione mbi të ardhmen digjitale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes tifozi i argjentines qe ngriti maradonen mbi supe 68fa13d4df9f3
Lajmi i mëparshëm

Vdes tifozi i Argjentinës që ngriti Maradonën mbi supe

29 vjecarja shqiptare u vra nga bashkeshorti ne kanada flet nena e saj me tha se nese qendronte me te ai do e 68fa14847b260
Lajmi i radhës

29-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Kanada, flet nëna e saj: Më tha se nëse qëndronte me të, ai do e…

Të fundit nga

ShkoLartë