osmani i reagon zekolli shaqirit vlen ska asnje kontribut per autostraden shkup bllace 6a4cd12f49217

Osmani i reagon Zekolli-Shaqirit: VLEN s’ka asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë

July 7, 2026
1 minut lexim
bujar osmani 1

Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas konferencës së sotme të zv/ministres së Transportit nga VLEN, Kaltrina Zekolli Shqiri, e cila tha se BDI ndër vite e ka përdorur projektin e autostradës Shkup-Bllacë për të mbledhur vota, përcjell TV21. Osmani thotë se e gjithë procedura është realizuar në kohën e BDI-së, ndërsa me ndërtimin e 2 kilometrave të parë, sipas tij, është pamundësuar që projekti të shndërrohet nga autostrada në magjistrale.

lg.php?bannerid=1249&campaignid=468&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21

“E shoh se Vlen paska organizuar sot konferencë për shtyp për autostradën Shkup–Bllacë. Me përgjegjësinë më të madhe e them: VLEN nuk ka asnjë kontribut, as më të voglin, në kontratën e nënshkruar për këtë autostradë. Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjatë këtyre dy viteve, VLEN nuk ka bërë asnjë hap për ta çuar projektin përpara. Përkundrazi, e vetmja gjë që kanë tentuar ka qenë ta bllokojnë dhe ta devijojnë trasenë. Fakti që ne realizuam segmentin e parë prej 2 kilometrash ua pamundësoi ta kthenin projektin nga autostradë në rrugë magjistrale. Prandaj, për këtë projekt nuk mund të marrin merita ata që nuk kanë vendosur asnjë gur të vetëm”, ka shkruar Osmani.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zekolli shaqiri bdi e shfrytezoi autostraden shkup bllace per vota per vlen in patriotizmi matet me pune 6a4ccfe2ec143
Lajmi i mëparshëm

Zekolli-Shaqiri: BDI e shfrytëzoi autostradën Shkup-Bllacë për vota! Për VLEN-in patriotizmi matet me punë

Të fundit nga

ShkoLartë