osmani fitore qe na beri krenare djemte kuq e zi me shpirtin luftarak 68eace8053917

Osmani: Fitore që na bëri krenarë, djemtë kuq e zi me shpirtin luftarak

October 11, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur mposhtjen e Serbisë nga ana e Shqipërisë si fitore që i bëri të gjithë krenarë.

“Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë”, ka shkruar ajo në facebook.

Dhjetëra personalitete të sferave publike kanë reaguar duke uruar për fitoren e Shqipërisë. Gjithashtu shumë qytete të Shqipërisë e Kosovës janë duke festuar këtë moment historik. 

Kuqezinjtë arritën një fitore tejet të madhe në udhëtim tek Serbia, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke bërë hapin gjigant drejt Botërorit 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkeshortja serbe e uroi yllin shqiptar per fitoren ne serbi 68eace73cb50d
Lajmi i mëparshëm

Bashkëshortja serbe e uroi yllin shqiptar për fitoren në Serbi! 

video po ndiqnin ndeshjen e kombetares incident me arme ne qender te prishtines arrestohet autori 68eacf269e720
Lajmi i radhës

Video/ Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet autori

Të fundit nga

ShkoLartë