osmani falenderon trump per marreveshjen azerbajxhan armeni bota eshte me e sigurt nen udheheqjen amerikane 68968abe3929d

Osmani falënderon Trump për marrëveshjen Azerbajxhan–Armeni: Bota është më e sigurt nën udhëheqjen amerikane

August 9, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes historike të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fuqisë së udhëheqjes amerikane.

Në një postim në “X”, Osmani ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe administratën e tij për rolin e tyre vendimtar në arritjen e marrëveshjes, si dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, për udhëheqjen e treguar.

Sipas presidentes Osmani, nën udhëheqjen amerikane, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë.

“Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajon dhe në mbarë botën,” thuhet në reagimin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kroatet shfaqen tankun ne maksimir carten serbet 68968abb12d10
Lajmi i mëparshëm

Kroatët shfaqën tankun në Maksimir, çarten serbët

virusi i nilit 10 viktima vetem ne itali 68968be710230
Lajmi i radhës

Virusi i Nilit, 10 viktima vetëm në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë