osmani e hyseni biseduan per projekte te reja ne gjilan 693715307b8a9

Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan

December 8, 2025
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Gjilanit, me ç’rast uroi kryetarin Hyseni  për mandatin e tij të dytë dhe biseduan për projektet që do t’i japin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi të reja.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, presidentja Osmani bëri të ditur se ka vizituar shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, kopshtin ‘IP Integj’, kompaninë ‘InterPLAST TROCAL’, si dhe klubin e futbollistik ‘Drita’.

“Së bashku kaluam çaste të paharrueshme në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore,  me disa performanca frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’, si dhe në mesin e më të vegjëlve e më të ëmbëlve, në kopshtin IP ‘Integj’.

Po ashtu, dëgjuam për sukseset e kompanisë InterPLAST TROCAL, si lidere në rajon dhe një shembull i shkëlqyer i punës së mirë, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara. Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia akuzon 41 zyrtare te ukraines per gjenocid 6937144237642
Lajmi i mëparshëm

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

nese nuk doni me te terhiqni njerezit e gabuar harrojini keto zakone 693716530084b
Lajmi i radhës

Nëse nuk doni më të tërhiqni njerëzit e gabuar, harrojini këto zakone

Të fundit nga

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit që nga viti 2014. Midis 41 të paditurve nga Zyra e Prokurorit
ShkoLartë