osmani e hargreaves flasin per zhvillimet e fundit politike 691f52478d61f

Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike

November 20, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton Presidenca.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Presidentja ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Në këtë frymë, u diskutua edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, ashtu siç ishte diskutuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paralajmeron bayernin 691f52389e5ef
Lajmi i mëparshëm

Paralajmëron Bayernin

spak njoftim zyrtar per belinda ballukun z kryeministrja dhe vartesit percaktuan fituesit e tenderave ne tunelin e llogarase dhe unazen e madhe 691f52e63a4ad
Lajmi i radhës

SPAK njoftim zyrtar për Belinda Ballukun: Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit e tenderave në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe

Të fundit nga

ShkoLartë