OSMANI DHE ROJKIND

Osmani dhe Rojkind nisin me planin e rilindjes urbane të Çairit (FOTO)

August 19, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka nis punën me arkitektin e njohur botëror, Michel Rojkind, ndërsa kanë shëtitur në Çarshinë e Shkupit, duke analizuar dhe diskutuar për, siç shkruan Osmani, vizionin e ardhshëm të territorit të Çairit.

“Sot me Michel Rojkind, një nga arkitektët më të njohur në botë, shëtitëm nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit. E dëgjoja me vëmendje derisa i analizonte rrugët, hapësirën, njerëzit dhe e krijonte vizionin për Çairin. Në javët e kaluara, së bashku me të, punojmë mbi një vizion për rilindjen urbane të Çairit. Çairi më në fund do të marrë një plan afatgjatë për zhvillim dhe urbanizim. Në vizionin e ri, Çairi do të zhvillohet si një komunë moderne që i ka nevojat e qytetarëve, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e qytetarëve në qendër të strategjisë”, shkruan Osmani.

Michel, siç informon Osmani, tashmë i ka identifikuar pikat kyçe për përmirësim – hapësirën publike, qasjen, estetikën dhe funksionalitetin. “Në Çair nuk duhet më të shihet si një vend shembull për kaosin, mosfunksionalitetin dhe mos-punën. Për mua Çairi është shtëpia ime dhe si kryetar komune do ta investoj çdo atom energjie për ta ngritur nga hiri”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo bukuroshe e dashura e re e g banit 68a44f568c3c1
Lajmi i mëparshëm

Kjo bukuroshe e dashura e re e G-Banit?

durmishi 750 mije denare per cdo kompani qe hap vende te reja pune 68a4537313002
Lajmi i radhës

Durmishi: 750 mijë denarë për çdo kompani që hap vende të reja pune

Të fundit nga

ShkoLartë