osmani cairi do te kete keshillin e diaspores per mbeshtetje investime dhe zhvillim te komunes 68d544362e309

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

September 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA dhe në mbarë botën. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe promotorët e vlerave tona, të identitetit tonë dhe mbështetës të përditshëm të familjeve të tyre këtu”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, Këshilli do të jetë një urë e qëndrueshme bashkëpunimi, idesh të përbashkëta, investimesh dhe ruajtjeje të lidhjes së diasporës me atdheun. Osmani specifikoi edhe hapat konkretë për punën e Këshillit: krijimin e një regjistri të hapur të diasporës, organizimin e ditëve kulturore-ekonomike “Ditët e Diasporës” çdo verë, promovimin ndërkombëtar të Çairit si qendër historike e kulturore dhe vëllazërimin me qytete evropiane e botërore.

“Do ta hartoj Strategjinë Lokale për Diasporën, e cila do të jetë dokumenti i parë në nivel komunal për forcimin e lidhjeve mes nesh dhe do të krijojë rrugë të reja për bashkëpunim afatgjatë”, theksoi Osmani. Ai shtoi se vizioni i tij është që Çairi të mos mbetet vetëm një komunë e vogël në zemër të Shkupit, por të bëhet një komunë me dyer të hapura drejt botës, e fuqizuar nga diaspora e saj. “Këshilli i Diasporës do të jetë ura e këtij bashkimi. Çairi nuk përfundon me kufijtë e tij, por jeton kudo ku jetoni ju. Tani është koha të ecim përpara së bashku, duke ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski eshte vene ne funksion radari ne aeroportin e shkupit problemi eshte zgjidhur per tre dite 68d54390f2bb9
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Është vënë në funksion radari në Aeroportin e Shkupit, problemi është zgjidhur për tre ditë

mbledhja e qeverise emerohen tre zonja zevendes ministre te kabinetit rama 4 68d545945ee04
Lajmi i radhës

Mbledhja e qeverisë, emërohen tre zonja zëvendës ministre të kabinetit “Rama 4”!

Të fundit nga

ShkoLartë