osmani cairi do te behet komuna e pare me mekanizma reale kunder korrupsionit 68a5fe6bb74e5

Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit

August 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, këto ditë në një seri videosh e paraqiti konceptin e tij për një model të ri të funksionimit të komunës, thelbi i të cilit është një institucion që punon për qytetarët dhe ndaj tyre është plotësisht i përgjegjshëm. Osmani, ndryshe nga praktika e deritanishme, ofroi mekanizma konkretë që për herë të parë e hapin qeverisjen lokale ndaj publikut.

Cilat janë mekanizmat e Osmanit?

Në qendër të këtij qasjeje është “Çair 48”: një sistem përmes të cilit shërbimet komunale obligohen që çdo paraqitje me natyrë komunale ta zgjidhin ose t’i japin përgjigje brenda 48 orëve. “Mjaft më që Çairi të jetë magazinë arsyetimesh. Qytetarët meritojnë afate dhe përgjegjësi,” deklaroi Osmani.

E marta, ndërkaq, do të jetë e rezervuar si “dita e hapur”, kur kryetari i komunës dhe administrata do të pranojnë qytetarët pa asnjë procedurë për caktimin e terminit. Përveç kësaj, Osmani paralajmëron publikimin e kalendarit të takimeve dhe vendimeve, një risi që mundëson transparencë të plotë të agjendës së komunës, me kë takohen funksionarët dhe çfarë vendimesh merren.

Ky model bazohet mbi tre parime kyçe: transparencë e verifikueshme, afate të matshme dhe mbikëqyrje që nuk varet nga vullneti i mirë. Tenderët e hapur me transmetim direkt, arka publike për financat në kohë reale dhe monitorimi i jashtëm nga ekspertë dhe organizata joqeveritare e zvogëlojnë hapësirën për keqpërdorime. “Çair 48”, dita e hapur dhe kalendari publik, nga ana tjetër, e shkurtojnë rrugën nga problemi deri te zgjidhja.

Me mekanizma të tillë, Çairi mund të bëhet shembull për një praktikë të re në vetëqeverisjen lokale, ku transparenca nuk është deklaratë por sistem pune. “Nëse këtë e bëjmë mënyrë standarde të funksionimit, do të kemi administratë më efikase, shërbime përgjegjëse dhe buxhet që punon në interes të qytetarëve, e jo për agjenda partiake apo private,” theksoi Osmani.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

personat me nevoja te posacme kerkese partive ne listat per keshilltare te kete edhe persona me pengesa ne levizje 68a5f959d31c8
Lajmi i mëparshëm

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

familja denoncon zhdukjen e daniel shimes ish zv drejtor i pergjithshem i akshi t 68a607d99ec1b
Lajmi i radhës

Familja denoncon zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t

Të fundit nga

ShkoLartë