osmani bordi i paqes do ti ndihmoje vendet te arrijne paqen qe e meritojne 6973b33f8cf3b

Osmani: Bordi i Paqes do t’i ndihmojë vendet të arrijnë paqen që e meritojnë

January 23, 2026
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, në një deklaratë para mediave ndërkombëtare pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në prani të presidentit amerikan, Donald Trump dhe bashkëthemeluesve të tjerë, tha se Kosova është krenare të qëndrojë krah për krahë me ShBA-në në këtë iniciativë.

E para e vendit u shpreh e bindur se kjo organizatë do t’i ndihmojë vendet anë e kënd botës të arrijnë paqen që e meritojnë.

“Besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Kjo është për të shpëtuar jetë. [Paqja] nuk është gjithmonë e lehtë për ta arritur, por mund të mundësohet me bashkimin e të gjithëve”, tha Osmani.

Presidentja po ashtu tha se Bordi i Paqes mund të sjellë paqen në vendet ku nevojitet, në mënyrë më pak komplekse se OKB-ja.

Kujtojmë se të enjten, Kosova u bë anëtare e kësaj organizate, iniciativë kjo e presidentit Trump.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ivanka trump publikon serish foto nga vlora shqiperia eshte magjike 6973b2e3384a9
Lajmi i mëparshëm

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është magjike

meloni paralajmeron evropianet ne takimin me dyer te mbyllura ne bruksel 6973b3533bce3
Lajmi i radhës

Meloni paralajmëron evropianët në takimin me dyer të mbyllura në Bruksel

Të fundit nga

ShkoLartë