osmani barazia dhe te drejtat e njeriut shtyllat themelore te republikes 69130c330e185

Osmani: Barazia dhe të drejtat e njeriut, shtyllat themelore të Republikës

November 11, 2025
min lexim

Në Forumin“Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, tha se Kosova ka dëshmuar përgjatë viteve se mund të jap shumë në këtë fushë.

“Pavarësisht periudhave të vështira e të errëta që përjetoi populli ynë gjatë luftës, ne arritëm që të ringrihemi dhe të ndërtojmë lirinë, falë forcës, guximit dhe përkushtimit të grave dhe burrave tanë. Kjo histori qëndrese, bashkëpunimi, tashmë po shndërrohet në një shembull frymëzimi që Kosova çdo ditë e  ndanë me gjithë botën”, tha Osmani.

Osmani tha se ky vit jubilar që shënon 25 vjetorin e agjendës për gratë, paqen e sigurinë, nuk është thjesht një shënim kronologjik, por, sipas saj, një dëshmi e një kapitulli të tërë të rezistencës, të vizionit dhe të transformimit të një sistemi të tërë vlerash në sektorin që lidhë gratë me vlerat e paqes dhe misionin për forcimin dhe garantimin e sigurisë.

“Republika e Kosovës tashmë është shndërruar në sinonim të agjendës për gratë, paqen e sigurinë, si pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm shtetëror. Sot me krenari shohim pjesëmarrjen gjithnjë në rritje në sektorin e sigurisë, gjersa kujtojmë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e lirisë dhe shtetformimit e shtetndërtimit, dhe e fuqizimit të institucioneve tona në vazhdimësi”, deklaroi presidentja Osmani.

Ajo ka falënderuar të gjitha gratë tha se jo vetën që kanë sakrifikuar gjithçka për Kosovën, por që edhe sot, sipas saj, kanë zgjedhur të shërbejë në Republikën e Kosovës, në çdo sektor ku mbrohen paqja e ligji.

Osmani tha se barazia dhe të drejtat e njeriut janë shtyllat themelore të Republikës së Kosovës.

 “Progresi i arritur nuk duhet të na përmbushë meqenëse sfidat akoma mbeten prezentë, sidomos  në arritjen e përfaqësimit të barabartë në pozita të larta menaxheriale. Ju besoj e vërejtët që në fillim se gati të gjithë që i përshëndeta në krye të institucioneve,  ishin burra, do të punojmë së bashku që edhe kjo të ndryshojë”, deklaroi në këtë ngjarje para të pranishmëve, Osmani.

Ky forum diskutimi me temë “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, u organizua nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

guvernatori sejko prezanton monedhen e re per 100 vjetorin e bankes se shqiperise 69130a15560e0
Lajmi i mëparshëm

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

mbilleni tani kete lule te mrekullueshme ne pranvere kopshti juaj do te rrezatoje ngjyra e jete 69130d54234b9
Lajmi i radhës

Mbilleni tani këtë lule të mrekullueshme – në pranverë kopshti juaj do të rrezatojë ngjyra e jetë!

Të fundit nga

ShkoLartë