osmani avancimi i aktit per luginen mesazh i qarte kunder diskriminimit 6977a7c7061b8

Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit

January 26, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar avancimin e Aktit të Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se kjo dërgon një mesazh të qartë se diskriminimi sistematik ndaj komunitetit shqiptar në Serbi nuk do të mbetet më i padukshëm apo i toleruar, raporton KosovaPress.

Ajo ka theksuar se Serbia, sipas saj, ka kryer vazhdimisht shkelje të rënda ndaj të drejtave të pakicave, duke përmendur: pasivizimin e adresave si mjet për “spastrim etnik” administrativ, shtypjen e gjuhës shqipe, përjashtimin nga institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore.

Osmani ka përgëzuar kongresistin amerikan Keith Self për prezantimin dhe mbështetjen e këtij akti, si dhe kryetarin e komitetit Brian Mast dhe anëtarin kryesor Gregory Meeks për udhëheqjen, ndërsa ka falënderuar edhe të gjithë deputetët që votuan pro me mbështetje dypartiake.

“Serbia ka kryer vazhdimisht shkelje autoritare të të drejtave të pakicave, duke përfshirë fushatën e qëllimshme të pasivizimit për spastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjen e gjuhës shqipe, përjashtimin nga institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore”, shkruan Osmani.

Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për organizatën Albanians4USA, duke thënë se ka ndihmuar që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëgjohet në nivelet më të larta të politikëbërjes në SHBA.

Katër ditë më parë, Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, një nismë ligjore që synon të adresojë trajtimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Për këtë pati reaguar, edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai shprehu mirënjohje për kongresmenin amerikan Keith Self.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bashkimi evropian nis hetim ndaj x per imazhe eksplicite te krijuara nga grok ai 6977a7906cf3c
Lajmi i mëparshëm

​Bashkimi Evropian nis hetim ndaj X për imazhe eksplicite të krijuara nga Grok AI

rritet bilanci i viktimave nga moti i keq ne shba shkon ne 17 numri i te vdekurve mes tyre dhe nje 16 vjecare 6977a7d3ea44f
Lajmi i radhës

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA/ Shkon në 17 numri i të vdekurve, mes tyre dhe një 16-vjeçare

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë