oshee 1600 punonjes ne terren pergjate festave te fundvitit 6954141322963

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

December 30, 2025
1 minut lexim

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin.



Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16.9% në 2025

Sipas tij, kompania ka arritur nivele të larta arkëtimesh, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29.2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“Qëllimi ynë është që, përmes këtij plani masash, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë qytetarët”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia drejt zgjedhjeve te parakohshme vucic ben deklaraten ky mund te jete fjalimi im i fundit si president vitin e ardhshem do te 695411063816b
Lajmi i mëparshëm

“Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme”, Vuçiç bën deklaratën: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President, vitin e ardhshëm do të…

te cmendur per boterorin me shume se 150 milion kerkesa per biletat e turneut 6954154335b01
Lajmi i radhës

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të fundit nga

ShkoLartë