osbe presionet ndaj votuesve jane shqetesuese 6908e64f7918d

OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

November 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 nëntor – Rrethi i dytë zgjedhor u mundësoi votuesve alternativa por jo të gjithë kandidatët patën kushte të barabarta gare në fushatë, vlerëson ODIHR-ja në raportin e parë, një ditë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Vëzhguesit e huaj, këtë herë të kufizuar në numër, kanë konkluduar se joharmonizimet dhe boshllëqet e shumta ligjore janë shqetësuese sa i takon administratës zgjedhore, qasjes në media dhe sistemit për zgjidhjen e kontesteve zgjedhore.

“Fushata në shumë komuna ishte konkurruese por ndarjet në baza etnike definuan disa nga garat. Përfshirja e përsëritur e zyrtarëve qeveritar në fushatë si dhe akuzat e vazhdueshme për presion ndaj nëpunësve të sektorit publik dhe votuesve dhe akuzat e shumta për blerje vote ishin shqetësuese. Administrata zgjedhore menaxhoi përgatitjet në mënyrë efikase dhe transparente pavarësisht që aspekte të rëndësishme procedurale të rrethit të dytë nuk janë rregulluar shumë qartë në ligj. Ajo vazhdoj të ketë besimin e shumë aktorëve të rëndësishëm. Menaxhimi i ankesave të rrethit të parë nga KSHZ-ja ngriti shqetësime për procesin dhe të drejtën e ankesave si mjet juridik efektiv. Raportimi i limituar i financimit të fushatës dhe mungesa e veprimeve mbikëqyrëse dëmtojnë transparencën dhe besimin e publikut dhe ulin llogaridhënien gjatë procesit zgjedhor, që është e kundërta e praktikave të mira ndërkombëtare”, tha Mateo Mekaçi, Shef i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gripi sezonal interesim i madh per vaksinim 6908df357fcc8
Lajmi i mëparshëm

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

adem avziu nuk ka vend per te pamoralshmit ne bdi 6908e6f19c710
Lajmi i radhës

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

Të fundit nga

ShkoLartë