osbe pjesemarrja e plote e komuniteteve thelbesore per zgjedhje te lira 68a759c126c36

OSBE: Pjesëmarrja e plotë e komuniteteve, thelbësore për zgjedhje të lira

August 21, 2025
1 minut lexim

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e pluralizmit demokratik.

Në komunikatën e saj, OSBE thekson se “e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një themel i qeverisjes demokratike dhe një element thelbësor i jetës politike gjithëpërfshirëse.”

Misioni shton se “Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucionet dhe redukton mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë.”

OSBE thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë dhe të sinqertë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor, duke theksuar se kjo është “thelbësore për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin afatgjatë demokratik.”

Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur gjithashtu se do të “vazhdojë të monitorojë situatën nga afër, duke përfshirë edhe procedurat ligjore që mund të zhvillohen më pas përmes Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore (PAZP) si përgjigje ndaj vendimit për moscertifikimin e Listës Serbe.” 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dinamo city luan per historine 68a759b4bcab2
Lajmi i mëparshëm

Dinamo City luan për historinë

makina i bie murit ne fier dy te plagosur 68a75a6d82750
Lajmi i radhës

Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë