orteke debore ne aksin qafe thore theth bllokohet plotesisht rruga 69680c94d366a

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore–Theth, bllokohet plotësisht rruga

January 14, 2026
1 minut lexim

Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht, pas rënies së ortekëve të dëborës në zonën pranë tuneleve panoramike.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ortekët e dëborës kanë rënë rreth kilometrit 5.5 të këtij aksi, shkruan A2 CNN.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se në afërsi të zonës së rrezikuar, po punohet për largimin e ortekëve të vegjël dhe për zgjerimin e e pjesës kaluese, si punë përgatitore për ndërhyrjen në zonën e bllokuar.

Njoftim i rëndësishëm për qarkullimin:

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, rreth km 5.5 të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Ndërkohë, në afërsi të zonës së rrezikuar, po punohet për largimin e ortekëve të vegjël dhe për zgjerimin e e pjesës kaluese, si punë përgatitore për ndërhyrjen në zonën e bllokuar.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

TABLETA HAPA GRIP
Lajmi i mëparshëm

Një 75 vjeçare ka ndërruar jetë nga gripi në Shkup, rritet numri i të hospitalizuarve

mourinho sudakov i kritikuar nuk mund te kryqezohet vjen nga nje vend ne lufte 69680cf36b410
Lajmi i radhës

Mourinho: Sudakov i kritikuar? Nuk mund të kryqëzohet, vjen nga një vend në luftë

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë